Strategjia
Strategjia zhvillimore kombëtare është dokument strategjik afatgjat i cili me qasje inkluzive, analitike dhe qasje participative do të “prodhojë” dokument anapolitik, inkluziv, afatgjat, dokument zhvillimor me prioritete të identifikuara në interes të shoqërisë dhe shtetit.
Përmes modeleve bashkëkohore dhe novatore të zhvillimit, të adaptuara në kontekst vendor dhe të bazuara në konsultim të gjerë dhe të rëndësishëm me të gjitha palët e prekura, ky dokument strategjik do ta japë vizion të qartë për një të ardhme të planifikuar dhe të sigurt që të pasqyrohet konsensusi ndërbrezash, gjinor, ndëretnik, ndërpartiak dhe afatgjatë për prioritetet e shtetit, me qëllim për të siguruar zhvillim inkluziv, të gjelbër dhe të qëndrueshëm për të gjitha, e veçanërisht për kategoritë e njerëzve
Strategjia kombëtare zhvillimore do të jetë udhërrëfim dhe vizion për Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën 2024-2044, ndërsa në proces të zhvillimit janë identifikuar disa kategori të palëve të prekur që do të marrin pjesë në krijimin e këtij dokumenti strategjik.