Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot u mbajt seanca inaugurative e Grupit Ndërpartiak Parlamentar për monitorimin e Strategjisë Nacionale Zhvillimore 2024–2044. Me seancën kryesoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, i cili është iniciatori për formimin e këtij Grupi. Në seancë, përveç anëtarëve, morën pjesë edhe bashkëkryesuesit e Grupit dhe koordinatorët e grupeve parlamentare të VMRO–DPMNE-së dhe LSDM-së, Nikolla Micevski dhe Oliver Spasovski, sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, si dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Armend Grigorijan.
Sot, në ambientet e Entit Shtetëror të Revizionit, u mbajt tryezë e rrumbullakët e dedikuar revizioneve të performancës dhe lidhjes së tyre me Strategjinë Nacionale Zhvillimore 2024–2044 dhe Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ngjarja u organizua si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e Programit Vjetor të Punës së ESR-së për vitin 2025, i cili parasheh realizimin e 13 revizioneve të performancës, të harmonizuara me prioritetet kryesore të Strategjisë Nacionale Zhvillimore dhe Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm.
Më 26 mars 2025 u mbajt takimi i dytë i Trupit Këshillimor për procesin e krijimit të Hartës Investuese SNZH/QZHQ. Ky takim u cilësua si një hap i rëndësishëm në zhvillimin e këtij mjeti, i cili ka një rol kyç në përafrimin e potencialeve zhvillimore dhe mundësive investuese në Republikën e Maqedonisë.
Më 10 mars të vitit 2025 u mbajt seanca e tretë e Këshillit Nacional për Zhvillim, në të cilën Kryetari i Qeverisë, Prof. Dr. Hristijan Mickoski, hapi takimin dhe mbajti fjalim para anëtarëve dhe mysafirëve të pranishëm. Në fjalimin e tij, Kryetari i Qeverisë theksoi rëndësinë e Strategjisë Nacionale për Zhvillim 2024–2044 si dokument kyç për zhvillimin afatgjatë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai theksoi se kjo strategji është rezultat i përfshirjes së gjerë të palëve të ndryshme, si qytetarët, ekspertët, akademikët, komuniteti i biznesit dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilët me kontributin e tyre ndihmuan në definimin e sfidave dhe udhëzimeve për tejkalimin e tyre.
Në Komitetin Punues të Strategjisë Nacionale Zhvillimore 2024-2044, me fokus në temën "Siguria në komunikacion", sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev, në fjalimin e tij hyrës theksoi rëndësinë e kësaj çështjeje për shoqërinë tonë si një sfidë komplekse që kërkon qasje të integruar, nga zbatimi i rreptë i ligjeve dhe kontrolleve të shtuara, deri te edukimi i të gjithë pjesëmarrësve dhe përmirësimi i infrastrukturës. Ai theksoi se siguria në komunikacion është një faktor kyç për realizimin e objektivave të vendosura në Strategjinë Nacionale Zhvillimore (SNZH), pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës, zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e infrastrukturës.
Më 5 shkurt të vitit 2025 u mbajt takimi i parë i Bordit Drejtues të Strategjisë Nacionale për Zhvillim në përbërje të zgjeruar. Bordi Drejtues me Komitetin e Punës është organ ndihmës i Këshillit Nacional për Zhvillim, si organ i përhershëm këshillues i Qeverisë. Ato përfaqësojnë strukturën drejtuese të Strategjisë Nacionale për Zhvillim.
Sot u nënshkrua zyrtarisht Memorandumi për bashkëpunim midis Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë.
Sot u mbajt takimi i parë i punës së Komitetit Punues për Sundimin e së Drejtës së Strategjisë Nacionale Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë. Komiteti Punues, si organ ndihmës i Këshillit Nacional për Zhvillim, vazhdon me serinë e takimeve që kanë për qëllim përfshirjen e palëve të interesuara relevante në hartimin e politikave publike. Ky komitet është formuar për të mbështetur operacionalizimin e Strategjisë Nacionale Zhvillimore 2024–2044 dhe për të mundësuar dialog midis administratës shtetërore, sektorit të biznesit dhe organizatave të shoqërisë civile.
Sot u mbajt takimi i parë i punës së Komitetit Punues për Infrastrukturën Rrugore dhe Hekurudhore, në kuadër të Strategjisë Nacionale Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë ngjarje, në fillim foli sekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Igor Janushev, i cili theksoi rëndësinë e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore si faktorë kyç për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin socio-ekonomik të vendit.
Më 15 nëntor 2024, në kuadër të Strategjisë Nacionale Zhvillimore, u mbajt Punëtoria e Parë e Komitetit të Punës mbi temën e Digjitalizimit, ku u bashkuan aktorët kryesorë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
Më 14 nëntor 2024 u mbajt me sukses Punëtoria e Tretë në kuadër të procesit të operacionalizimit të Strategjisë Nacionale Zhvillimore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila kishte në fokus zhvillimin e politikave pilot për integrimin e migrantëve dhe refugjatëve. Punëtoria ishte pjesë e një serie ngjarjesh që synonin nxitjen e bashkëpunimit midis palëve kryesore të interesuara për krijimin dhe zbatimin e projekteve pilot gjithëpërfshirëse, të cilat do të përfshihen në zbatimin e Strategjisë Nacionale Zhvillimore.
Më datë 8 nëntor 2024, në kuadër të procesit të zbatimit të Strategjisë Nacionale Zhvillimore për periudhën 2024-2044, u mbajt takimi i punës e komitetit punues kushtuar temës “Energjetika”. Takimi u mbajt me qëllim të definimit të mëtutjeshëm të prioriteteve dhe aktiviteteve kyçe në sektorin energjetik, si pjesë e strategjisë për zhvillim afatgjatë ekonomik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më 7 nëntor 2024 u mbajt tryeza e parë e rrumbullakët kushtuar mjeteve të monitorimit dhe vlerësimit të Strategjisë Nacionale Zhvillimore (SNZH) 2024-2044. Kjo ngjarje u drejtua nga prof. Aleksandar Stojkov, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Igor Janushev, mbajti fjalim hyrës.
Më 29 tetor të vitit 2024, u mbajt Dialogu i dytë për Politikën Tatimore, i dedikuar për avancimin e Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZhQ) dhe zbatimin e Strategjisë Nacionale Zhvillimore (SKZH), me theks në konceptet TAX4SDGs dhe TAX4NDS. Kjo ngjarje e rëndësishme kishte për qëllim të theksojë aspektin jetik të tatimit efektiv si një instrument kyç jo vetëm për gjenerimin e të ardhurave, por edhe për promovimin e përfshirjes, zhvillimit të qëndrueshëm dhe qëndrueshmërisë ndaj sfidave globale.
Më 17 tetor 2024 u mbajt punëtoria e dytë kushtuar Operacionalizimit të Strategjisë Nacionale Zhvillimore, me theks në zhvillimin e politikave pilot për integrimin e emigrantëve dhe refugjatëve në jetën sociale, ekonomike dhe politike.
Më 9 tetor të vitit 2024 u zhvillua e para nga tre punëtoritë për funksionalizimin e Strategjisë Nacionale për Zhvillim, me theks në zhvillimin e pilot politikave për integrimin e migrantëve dhe refugjatëve në jetën sociale, ekonomike dhe politike. Këto aktivitete synojnë arritjen e objektivave të Strategjisë Nacionale për Zhvillim, në kuadër të fushës strategjike “Sundimi i së Drejtës dhe Menaxhim të Mirë”.
Më 4 tetor të vitit 2024 u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Punues për Strategjinë Nacionale për Zhvillim (SNZH) me më shumë se 200 pjesëmarrës. Kjo ngjarje shënon fillimin e përpjekjeve të përbashkëta për arritjen e objektivave të Strategjisë Nacionale për Zhvillim, duke aplikuar një qasje që përfshin gjithë shoqërinë.
Më 3 tetor të vitit 2024, u mbajt Dialogu i parë për Politikën Tatimore për avancimin e Qëllimeve për Zhvillim të Qëndrueshëm (Agjenda 2030) dhe zbatimin e Strategjisë Nacionale Zhvillimore (TAX4SDGs dhe TAX4NDS). Kjo ngjarje e rëndësishme u hap nga Përfaqësuesi i Përhershëm i UNDP-së, Armen Grigorjan, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, dhe zëvendësministrin e Financave, Nikollçe Jankullovski.
Më 23 shtator 2024, në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt seanca e dytë e Këshillit Kombëtar për Zhvillim, ku morën pjesë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, z. Matthew Lawson, znj. Rita Columbia, Koordinatore e Përhershme e Kombeve të Bashkuara, z. Armen Grigorjan, përfaqësues i përhershëm i UNDP-së, si dhe zyrtarë të lartë shtetërorë, gjegjësisht Kryetari i Qeverisë dhe zëvendësit e tij, ministra, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, përfaqësues nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Më 12 shtator të vitit 2024, në organizim të UNDP Maqedoni, u mbajt një takim i rëndësishëm i trupit këshillues për krijimin e hartës investuese, e cila ka rol kyç në realizimin e qëllimeve të vendosura në Strategjinë Nacionale Zhvillimore 2024-2044 dhe Qëllimet për Zhvillim të Qëndrueshëm (QZHQ).
Paneli i treguesve kryesorë të SKZH që tregojnë objektivat dhe treguesit që lidhen me secilën zonë strategjike. Paraqitja e parashikimeve bazë, afatmesme (2034) dhe projeksioneve afatgjata (2044)
Qëllimi i kësaj thirrje është krijimi i regjistrit/bazës së ekspertëve të jashtëm si anëtarë të Komitetit punues, të cilët herë pas here do të angazhohen në përgatitjen dhe përditësimin e tekstit të Strategjisë Nacionale Zhvillimore dhe të Programit për zbatimin e saj.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e miratoi tekstin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2024-2044 – dokumenti më i madh strategjik në të cilin janë përcaktuar qëllimet dhe masat kryesore për zhvillimin e vendit në 20 vitet e ardhshme.
Kuvendi miratoi sot Ligjin për Strategjinë kombëtare për zhvillim me mbështetjen e deputetëve nga qeveria dhe opozita nga pothuajse të gjitha partitë politike të përfaqësuara në shtëpinë ligjvënëse. Kjo hap rrugën për miratimin e tekstit të dokumentit strategjik më gjithëpërfshirës nga pavarësia e shtetit, i cili përcakton qëllimet dhe masat kryesore për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 20 vitet e ardhshme.
Draft versioni i Strategjisë kombëtare për zhvillim tani është në dispozicion në Regjistrin nacional elektronik (ENER) për konsultim publik. Të gjithë palët e interesuara, duke përfshirë institucionet qeveritare, ndërmarrjet, institucionet akademike, organizatat joqeveritare dhe qytetarët, kanë mundësinë të shqyrtojnë draftin e dokumentit në ENER dhe të paraqesin pikëpamjet, komentet dhe sugjerimet e tyre.
Draft versioni i Strategjisë kombëtare për zhvillim (SKZH), e cila përcakton prioritetet e vendit për 20 vitet e ardhshme, është finalizuar dhe pranuar nga Këshilli drejtues, i cili përfshin të gjithë zëvendëskryeministrat, ministrin e financave, deputetët në parlament, anëtarët e ASHAM, përfaqësuesit e ambasadave dhe organizatave ndërkombëtare, sektorin e biznesit dhe organizatat e shoqërisë civile.
Sot u mbajt punëtori në të cilën morën pjesë më shumë se 200 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në vend. Ata mësuan se si t'i njohin dezinformatat dhe pse lajmet e rreme janë të dëmshme. U njoftuan edhe me qëllimet kryesore të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim, proces i cili e përcakton rrugën e zhvillimit të shtetit në 20 vitet e ardhshme.
Më shumë se 450 përfaqësues të institucioneve kombëtare, sektorit civil, ekspertë nga fusha të ndryshme, numër i madh i të rinjve dhe përfaqësues të organizatave rinore, dje dhe sot morën pjesë në konsultimet finale për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.
Më shumë se 200 përfaqësues të institucioneve kombëtare, sektorit civil, ekspertë nga fusha të ndryshme, numër i madh i të rinjve dhe përfaqësues të organizatave rinore morën pjesë në konsultimet e sotme finale për Strategjinë Kombëtare për Zhvillim.
Parashikimet dhe mendimet për të ardhmen ishin tema e diskutimit të sotëm, i cili u zhvillua si pjesë e procesit të përgatitjes së Strategjisë kombëtare për zhvillim. Në ngjarjen e sotme, të pranishmit diskutuan për secilën nga gjashtë fushat strategjike në strategji dhe mënyrën e përdorimit të procesit të parashikimeve të informuara për të ardhmen për një zbatim më të suksesshëm të SKZH-së në periudhën e ardhshme.
Përdorimi më i mirë i atyre ekzistuese, futja e instrumenteve dhe mekanizmave inovativë, si dhe mobilizimi i burimeve shtesë për financimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm ishte tema kryesore e diskutimit të sotëm
Shoqëria e sigurt dhe rezistente ishte tema e diskutimit të sotëm, i cili u mbajt si pjesë e procesit të përgatitjes së Strategjisë kombëtare për zhvillim. Pjesëmarrësit e ngjarjes diskutuan zhvillimin e ardhshëm strategjik, respektivisht finalizimin dhe përfshirjen e pikëpamjeve të ndryshme mbi qëllimet dhe prioritetet strategjike në dokumentin përfundimtar të strategjisë, në drejtim të sigurisë dhe rezistencës së shoqërisë.
„Avancimi për drejtësi ekologjike – situatat, sfidat, dhe perspektivat“ është temë kryesore për diskutimet në panelin dyditor me palët e përfshira, si aktivitetet i organizuar në kuadër të procesit të përgatitjes të Strategjisë kombëtare për zhvillim.
Të domosdoshme janë reforma në sektorin e drejtësisë, në luftimin e korrupsionit, në departizimin dhe depolitizimin e institucioneve publike që të mund të arrihet qëllimi për qeverisje në funksion të qytetarëve, i cili është një prej sferave strategjike të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim. Këto ishin mesazhet në Debatin e sotëm publik në Komisionin për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, që u mbajt si pjesë e procesit gjithëpërfshirës të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Zhvillim (SKZH).
Nxitja e një ekonomie më inovative dhe konkurruese është një nga qëllimet e përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, një dokument i cili e përshkruan rrugën e zhvillimit të vendit për 20 vitet e ardhshme. Me qëllim të hapjes së një debati më të gjerë rreth kësaj teme, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt Debat publik për përcaktimin e qëllimeve dhe prioriteteve strategjike dhe ndryshimeve të nevojshme sistemore në dy dekadat e ardhshme në fushën e ekonomisë inovative dhe konkurruese.
Sigurimi i qëndrueshmërisë së Strategjisë kombëtare për zhvillim (SKZH) në 20 vitet e ardhshme dhe përforcimi i kapaciteteve të institucioneve për hulumtimin dhe parashikimin sistemor të së ardhmes janë temat kryesore të trajnimit dy-ditor “Planifikimi dhe qeverisja parashikuese”.
Planifikimi hapësinor dhe zhvillimi rajonal duhet të kenë vendin udhëheqës gjatë krijimit të politikave për rrugën në të cilën do të lëviz shteti në vitet e ardhshme, përfunduan deputetët në debatin e sotëm mbi Strategjinë kombëtare për zhvillim, i cili u mbajt në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Shkëmbimi i praktikave të mira për planifikimin hapësinor, zhvillimin rajonal dhe dhënia e priotetit për interesin publik në planifikimin dhe shfrytëzimin e tokës ishin tema kryesore e debatit të sotëm me titull “Lidhshmëria e SKZH me planifikimin hapësinor dhe zhvillimin rajonal”, organizuar nga Programi për zhvillim i Kombeve të Bashkuara dhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar.
Sot, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, u mbajt një debat publik mbi kuptimin e vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal, si pjesë e procesit të krijimit të Strategjisë kombëtare për zhvillim për 20 vitet e ardhshme.
Ane Lashkoska, deputete nga VMRO-DPMNE, në kuvendin e RMV-së. Diskutimi u përqendrua në idenë dhe motivin për krijimin e një dokumenti gjithëpërfshirës strategjik, respektivisht një platformë mbikombëtare dhe mbipartiake që do të kontribuojë në përmirësimin e jetës së qytetarëve në vendin tonë.
Debati i sotëm, i cili u zhvillua si pjesë e procesit të krijimit të Strategjisë kombëtare për zhvillim, iu kushtua vetëqeverisjes lokale dhe zhvillimit rajonal. Fokusi kryesor i diskutimit ishte përkufizimi i ndryshimeve të nevojshme sistemore në komuna dhe zhvillimi i tyre në dy dekadat e ardhshme.
Sot, si pjesë e aktiviteteve të procesit të krijimit të Strategjisë kombëtare për zhvillim, u organizua një debat ekspertësh me temë: Transformimi i gjelbër dhe digjital.
Si të arrihet ekuilibri demografik dhe social në vend ishte tema e debatit të sotëm të ekspertëve, i cili u zhvillua si pjesë e procesit të krijimit të Strategjisë kombëtare për zhvillim.
Sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takimi i Bordit drejtues për krijimin e Strategjisë nacionale për zhvillim, i cili u zgjerua me dy anëtarë të rinj, përfaqësues të biznesit dhe sektorit civil.
Qeverisja në funksion të qytetarëve është një nga fushat strategjike në të cilën fokusohet Strategjia Nacionale për Zhvillim. Sot për këtë temë është mbajtur debat në të cilin kanë marrë pjesë ekspertë, përfaqësues nga gjyqësori, organizatat e shoqërisë civile, institucionet shtetërore, sektori i biznesit, deputetë dhe konsulentë.
Sot po mbahet debat ekspertësh si pjesë e zhvillimit të Strategjisë Kombëtare për Zhvillim në kuadër të fushës strategjike kushtuar zhvillimit territorial. Ky debat është pjesë e aktiviteteve të procesit të përgatitjes së Strategjisë Kombëtare për Zhvillim.
Debati i ekspertëve për sfidat, prioritetet e ardhshme dhe ndryshimet sociale në sferën strategjike të ekonomisë konkurruese dhe inovative u mbajt me sukses si pjesë e procesit të krijimit të Strategjisë Kombëtare Zhvillimore.
Sot, në “Mëngjes në Telma” me Goran Petreski, për procesin e krijimit të Strategjisë kombëtare për zhvillim ka folur Biljana Cvetanovska Gugoska, udhëheqëse e Sektorit për qeverisje demokratike në UNDP.
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut u zhvillua një prezantim mbi aktivitetet e realizuara deri më tani për krijimin e Strategjisë Zhvillimore Kombëtare 2024-2044.
Është koha për të rritur dhe ndryshuar të ardhmen. Ndani mendimin tuaj.
Merrni pjesë