Strategjia Kombëtare e Zhvillimit - Sektori për Infrastrukturën e Transportit
Strategjia kombëtare e zhvillimit në sektorin e transportit bazohet në një analizë të detajuar të problemeve aktuale të transportit duke përdorur modelin aktual të transportit për të vlerësuar skenarë të ndryshëm të kërkesave të transportit në të ardhmen, që do të mundësojë vlerësim të zgjidhjeve më të mira dhe do t’i definojë qëllimet afatshkurtër dhe afatgjatë të transportit të Qeverisë dhe të gjithë palëve të prekura për të arritur nivel të lartë të qëndrueshmërisë, efikasitetit dhe rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike të infrastrukturës kombëtare të transportit. Qëllimi i dokumentit është të inkurajojë politikëbërësit dhe planifikuesit e infrastrukturës së transportit që të miratojnë qasje të strukturuar, transparente dhe të vazhdueshme për vlerësimin e kufizimeve të sektorit të transportit, përcaktim të qëllimeve dhe hartëzim të hapave, aktiviteteve të nevojshme për arritjen e qëllimeve të përcaktuara.
Rrjetet dhe nënsektorët kombëtarë të transportit
- Infrastruktura rrugore (autostrada, rrugët magjistrale, rrugët rajonale, rrugët lokale); Transportuesit dhe ofruesit e shërbimeve;
- Transporti hekurudhor, infrastruktura dhe operatorët;
- Transporti ajror dhe operatorët;
- Transporti ujor, operatorët dhe portet;
- Transporti publik urban;
- Siguria e transportit dhe komunikacionit
Potenciali për zhvillimin e sektorit të transportit
Infrastruktura e transportit siguron rrjete dhe shërbime nga të cilat varet ekonomia e Maqedonisë së Veriut. Sektori i transportit është nxitës kryesor i rritjes ekonomike dhe tregtisë. Sistemi infrastrukturor efikas i transportit e lehtëson qarkullimin individual dhe të mallrave, duke siguruar qasje të barabartë dhe të sigurt në punësim dhe shërbimet siç janë shëndetësia, arsimi dhe promovimi i aktivitetit ekonomik.
Analiza/diagnostika tematike
Plotësoni sondazhin