Sundimi i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit
Sundimi i së drejtës nënkupton sistemin e funksionimit të institucioneve shtetërore dhe shoqërore në përputhje me dispozitat ligjore. Pushteti demokratik bazohet në sundimin e së drejtës dhe pavarësinë gjyqësore. Sundimi i së drejtës nënkupton ndarjen e pushtetit në pushtetin legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor, si dhe ekzistimin e mekanizmave juridikë për kontrollimin e pushtetit me qëllim për t'i mbrojtur vlerat demokratike nga sundimi arbitrar dhe jodemokratik.
Në mënyrë që institucionet të punojnë sipas ligjit, është e domosdoshme të ekzistojnë dhe të zbatohen në mënyrë efektive mekanizmat për mbrojtjen kundër korrupsionit. Korrupsioni dhe praktikat korruptive janë veprimet përmes të cilave personat të cilët janë në pozitën e fuqisë e keqpërdorin pozitën e tyre për të realizuar përfitime të paligjshme për interesin personal. Korrupsioni e parandalon seriozisht zhvillimin e përgjithshëm të vendit në mënyrën që kontribuon në rënien e vlerave demokratike dhe sigurisë juridike të qytetarëve.
Vendosja e mekanizmave për avancimin e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit është komponent shumë i rëndësishëm në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe demokratik të vendit.
Fusha tematike në Strategjinë Nacionale të Zhvillimit e titulluar "Sundimi i së drejtës dhe antikorrupsioni" i përfshin këto nënfusha: ndarjen e pushtetit, mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, gjyqësinë, prokurorinë publike, avokatinë, luftën kundër korrupsionit, korrupsionin e nivelit të lartë, korrupsionin në sektorin publik, korrupsionin në sektorin privat, mekanizmat për mbrojtjen nga korrupsioni.
Plotësoni sondazhin