Planifikimi hapësinor

Komentet

PLANIFIKIMI HAPËSINOR

Eksperte: dr. Dushica Tërpçevska Angjellkoviq, dia

Planifikimi hapësinor është veprimtari multidisiplinore, qëllimi i së cilës është projektimi afatgjatë i zhvillimit të qëndrueshëm hapësinor.

Planet hapësinore kanë karakter të projekteve ligjore, obligimi për hartimin e tyre është paraparë me Kushtetutën e RMV-së dhe miratimi i tyre zbatohet me procedurë demokratike dhe transparente në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Plani hapësinor është dokument që ofron zgjidhje për të gjitha segmentet e zhvillimit shoqëror që kanë implikime hapësinore: dedikimi dhe shfrytëzimi i tokës, lokacioni hapësinor dhe alokimi i funksioneve ekonomike, joekonomike dhe publike, sistemi i vendbanimeve, rregullimi hapësinor i të gjithë infrastrukturës dhe udhëzimet dhe masat për mbrojtjen dhe avancimin e: mjedisit jetësor, natyrës dhe trashëgimisë kulturore, si dhe mbrojtjes nga shkatërrimet ushtarake, fatkeqësitë natyrore dhe teknologjike.

Planet hapësinore janë kornizë konceptuale për hartimin e të gjitha planeve dhe dokumentacionit planor të nivelit më të ulët dhe me to, si dokumente më të larta strategjike, detyrimisht harmonizohen të gjitha strategjitë sektoriale, planet dhe programet zhvillimore dhe dokumentacioni tjetër për veprimtaritë me interes publik.

Analiza/diagnostika tematike

Plotësoni sondazhin

RSM


UKAID RSM UNDPUNNM

Scroll to top

Perfshihesh

Është koha për të rritur dhe ndryshuar të ardhmen. Ndani mendimin tuaj.

Merrni pjesë

© Krijojmë të Ardhme së Bashku, SNZH 2022-2042. Të gjitha të drejtat e rezervuara.